Berisha: 14 maji është një ditë e madhe në histori. Me votën tonë ne kemi mundësi të rikthejmë pluralizmin

20:21, 25/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e bashkisë Shijak, Rezart Tusha.

Berisha është shprehur se djemtë dhe vajzat e Shijakut, banorët e Shijakut, largohen, largohen dhe vetëm largohen nga Shijaku. Çfarë ka ndodhur, pse kjo braktisje e Shijakut dhe e Shqipërisë sot më e madhe se në çdo kohë, luftë, pushtim

Sot Shqipëria kalon ndër momentet më të vështira të ekzistencës së saj, në kuptimin që në 8 vite nga Shijaku janë larguar më shumë se 1/3 e banorëve, pavarësisht se Shijaku është një tokë e bekuar, një truall i bekuar, një truall me pasuri. Toka e Shijakut po të përdorim një term të vjetër, është një Misir i vërtetë. Kodrat e tij janë fantastike, ujërat e tij.

Çdo gjë e këtij rrethi ngjan me një parajsë tokësore. Megjithatë djemtë dhe vajzat e Shijakut, banorët e Shijakut, largohen, largohen dhe vetëm largohen nga Shijaku. Çfarë ka ndodhur, pse kjo braktisje e Shijakut dhe e Shqipërisë sot më e madhe se në çdo kohë, luftë, pushtim.

Kjo është e vërteta.

33-35% e shqiptarëve kanë ikur në 8 vite. As gjysma në përqindje në Ukrainë nuk kanë ikur pavarësisht nga lufta e tmerrshme dhe agresioni barbar i rusëve. Sot ne kemi një pushtim, ku qëndron, cili është ky pushtim. Ky pushtim është të gjitha pushtet e në dorë të një njeriu, cinik, hajdut dhe të pashpirt.

Ju, banorët e Shijakut, por edhe shqiptarët tani kanë parimet e lirisë dhe demokracisë. Dhe kjo që ndodh, kjo dramë kombëtare që kalojmë, ky gjenocid i vërtetë që ushtrohet ndaj shqiptarëve, duke krijuar kushte për largimin nga vendi i tyre, ka si emërues të përbashkët, shkak të të gjitha shkaqeve, pushtetin në duart e një njeriu, i cili njëherë u thotë se do të bëhem sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, kaq i vyer jam.

Njëherë tjetër u thotë se, jemi bërë shembull botëror. Herën e tretë qarkon nga takimi në takim, me zorrën qorre në gojë. Dhe në mos edhe me zorrë të tjera. Pra një njeri që mendon dhe beson se me pushtet e tij mund të bëjë çtë dojë, mund të ju thotë ç’të dojë, mund të bëjë natën, mund të bëjë ditën dhe të marrë çdo vendim që të dojë për qytetarët shqiptarë.

Ndaj dhe këto zgjedhje më 14 maj janë jetike, jo vetëm për vendosjen e një njeriu të ndershëm, të përkushtuar, një menaxheri të shkëlqyer që do të përdorë çdo qindarkë tuaj me transparencë më të madhe, që do të ndryshojë Shijakun, por janë jetike për të rikthyer pluralizmin në Shqipërisë. Sepse Rezearti, sepse kandidatët primareve, kandidatët e qytetatëve, në Shijak, Durrës, Kavajë, Tiranë dhe kudo, do ti japin fund pushtetit të tij monist, do ti japin fund pushtetit të një njeriu dhe çdo qytetar duhet ta ketë të qartë se 14 maji është një ditë e madhe në histori. Se zgjedhjet e 14 majit janë e jetës tonë. Me votën tonë ne kemi mundësi të rikthejmë pluralizmin. Kemi mundësi ti vemi kufirin ku e meriton një despoti që nuk njeh asnjë ligj, asnjë moral, asnjë rregull dhe kjo ka një rëndësi vendimtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco