SYRI TV/ Banorët e Bërxullës vijojnë protestat: Të verifikohen punimet që po bëhen

15:16, 25/04/2023
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullës kanë protestuar sërish këtë të martë kundër projektit të aurostradës Thumanë-Kashar. Ata vijojnë me thirrjet që pronat e tyre të certifikohen sipas çmimit të tregut, ndërsa kërkojnë verifikimin e punimeve që po kryhen në zonë. Nëse kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje, ata thonë se do të përshkallëzojnë protestat.

SYRI TV

Prej 8 muajsh banorët e Bërxullës vijojnë pa ndalur protestat e tyre kundër projektit të rrugës Thumanë-Kashar që u prek banesat dhe tokat bujqësore. Pavarësisht thirrjeve dhe kundërshtive të tyre, kompania koncensionare ka nisur punimet në një pjesë toke, ndërkohë në zonë nuk ka asnjë tabelë informuese për projektin. Nga ana tjetër, banorët janë ende në pritje të përgjigjes së Kadastrës për certifikimin e pronave të tyre.

Banorët nuk kanë lënë pa ironizuar edhe posterat e shumtë që kryeministri Rama ka vendosur në çdo rrugë, në prag të zgjedhjeve vendore.

Në total nga ky projekt preken 22 banesa dhe mbi 35 hektarë tokë bujqësore.

Gaz: F. Çela, Op: M. Dervishi, Mont: N. Stafa

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco