Rama, fushatë me nxënësit në eko-parkun e thjeshtrës: Igli Cara është i mirë, por nuk kam motër për të

Rama, fushatë me nxënësit në eko-parkun e thjeshtrës: Igli Cara është i mirë, por nuk kam motër për të

11:55, 24/04/2023
A+ Aa A-

Kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ka nisur një tur takimesh nëpër Shqipëri duke kërcyer tallava dhe duke sharë opozitën, ishte sot edhe në Durrës.

Ai është ndalur në eko-parkun e Porto Romanos, një investim i bërë nga firma ku punon thjeshtra e kryeministrit.

Por ajo që binte në sy, ishte se në takimin e tij, ku vetëm ai flet dhe reciton pa ndalur, kishte vetëm nxënës të shkollave. Asnjë lloj projekt për Durrësin nuk paraqiti kreu i qeverisë. Por fliste para nxënësve të shkollave që siç duket janë detyruar që të shkojnë në këtë takim elektoral.

Mes të tjerash ai tha se nëse qytetarëve iu duhet një pastruese për qytetin, kanë një grua, siç është kandidatja socialiste.

Ndërkohë, ai tha se kandidati opozitar, Igli Cara është i mirë, por ai nuk ka motër për t’i dhënë për grua.

“Durrësi sot ka një kryetare bashkie që di cfarë bën, flet pak, punon shumë, nuk merret me politikë gjithë ditën, nuk është kukull e askujt. Ta marrësh në konsideratë se mund të votosh për dikë që sado çun i mirë të jetë, minimumi ka një problem, nuk është mirë që vë në dispozicion fytyrën, emrin, reputacionin, traditën e familjes së vetë “zorrës qorre””, tha Edi Rama.

“Edhe ai tjetri mund të jetë djalë i mirë, por unë jam i martuar dhe nuk kam motër. Nuk jam këtu për krushqi. Këtu çështja është; je djalë i mirë, por a ma bën punën apo jo? Ti nuk mund të marrësh një pastrues të djathtë, që i ka duart e thara. Po qe për pastrues, merr një grua dhe jo një burrë”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ky ka lajthitur24/04/2023 12:16

ore por kandidaten burra te vetet, apo ska gjet pastruese se kane ik ne greqi? ky eshte palle fare por populli shqiptar u testua me bbv qe do vetem llogje, humor banal dhe kercenime

Shto koment

Denonco