Berisha: Rama po përdor fjalor banal që të heqë qyrkun e kryehajdutit. Shqipëria është në mjerim, ai krihet duke u tundur

Berisha: Rama po përdor fjalor banal që të heqë qyrkun e kryehajdutit. Shqipëria është në mjerim, ai krihet duke u tundur

20:32, 23/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Edi Rama ne takimet elektorale po përdor fjalor banal që të heqë qyrkun e kryehajdutit.

“Shqipëria është në mjerim, shtoi Berisha, Rama krihet duke u tundur”.

Deklaratat e tij lideri i opozitës i bëri gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë re Libohovës Adil Xhelili.

Berisha: Vini re fushatën e tij. E nisi me lopatë për t’u paraqitur si tjetër, se nuk është ky hajduti. 2 metra është që vjedh me firmë nga mëngjesi në darkë, dhe mendoi se me lopatë do të mund t’ju gënjente ju.

E pa që lopata nuk po i funksionon, dhe tani kalon burri kryeministër nga takimi në takim me fjalorin më banal, më të ulët vetëm e vetëm që të mund të heqë në një farë mënyrë qyrkun e kryehajdutit të Shqipërisë. Ai beson se, duke përdorur fjalët më banale, krahasimet më vulgare, ju do harroni vjedhjet, do harroni katastrofën dhe do të merreni me efektet që do të krijojë me atë fjalor të turpshëm, me ato qëndrime që hidhet kërcen poshtë e përpjetë, në një kohë kur Shqipëria vajton, është në mjerim, ai krihet duke u tundur dhe shkundur, sikur këtu është parajsë. Gjithçka me efekte mashtruese për qytetarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco