SYRI TV/ Pashk Gjoni takime me tregtarët në Lezhë: Do punojmë për të ulur taksat e biznesit

17:10, 23/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni takoi tregtarë në tregun industrial të qytetit, ku dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre. Gjoni u zotua që pas 14 majit, të punojë për të ndryshuar situatën ku ndodhet biznesi i vogël në Lezhë.

Syri tv

Mungesa e fuqisë blerëse dhe kushtet mjaft të vështira ishin disa nga shqetësimet e tregtarëve të tregut industrial të Lezhës, të cilët ja paraqitet kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për bashkinë Pashk Gjoni. Kandidati Gjoni mori mbështetjen e tregtarëve për betejën e 14 Majit, të cilën e cilësoi të rëndësishme për fatin e bashkive në të gjithë vëndin.

Deputetja njëherësh Kryetare e  PD, Dega Lezhë, Lindita Metaliaj tha se kryefjala e tregtarëve ishte mungesa e konsumatoreve si shkak i papunësisë dhe pamundësisë ekonomike.

Kandidati Gjoni u zotua se me ardhjen e tij në krye të  bashkisë Lezhë, tregu do jetë në vëmendjen e tij sa i takon  përmirësimit të kushteve uljes së tarifës së shërbimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco