VIDEO-SYRI TV/ Bardh Spahia me banorët e lagjes nr.5: Vota jonë nuk do të tjetërsohet

15:43, 23/04/2023
A+ Aa A-

Në takimin që ka zhvilluar më banorët e lagjes numër 5 në Shkodër, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Bardh Spahia vuri theksin te programi i tij 4-vjeçar që jep vëmendjen dhe zhvillimin që meriton i gjithë territori i Bashkisë Shkodër. Ndërsa qytetarët nga ana tjetër i premtuan se asnjë formë presioni nuk do të tjetërsoi votën e tyre për koalicionin.

Nga SYRI TV

Banorët e lagjes nr. 5 në qytetin e Shkodrës i dhanë mbështetjen e tyre kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Bardh Spahia për zgjedhjet e 14 Majit. Ata deklaruan se asnjë formë presioni apo paratë që po hidhen në fushatë nuk do ta tjetërsojë votën e tyre.

Duke bashkëbiseduar me banorët e kësaj zone, Spahia tha se programi i tij 4-vjecar i jep vëmendjen dhe zhvillimin që meriton i gjithë territori i Bashkisë Shkodër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco