‘Burg se shtruan rrugën me çakull’/ Hazizaj: Në 8 vite, kryetarja që sheh ‘përpara’ nuk i’a kishte zënë syri

22:20, 22/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koaliconit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Rroskovecit, Erdit Hazizaj, ka reaguar pas denoncimit të emisionit investigative ‘Piranjat’ në SYRI TV, se forcat e policisë, të detyruar nga Kryeinspektorja Zegjine, ndalojnë qytetarët, pasi po shtronin rrugën e vetme e të pakalueshme në zonën e tyre.

Në postimin e tij në Facebook, Hazizaj thekson se në videon e publikuar shihet qartë prepotenca e dy nga figurat më të rëndësishme të institucionit që është drejtuar nga largpamësit dhe se tashmë të jesh arrogant, bën pjesë në komunikimin tipik të këtij pushteti.

‘Atë sheqerin që ja ke falur Gjyshit, mos ja merr ta harxhosh rrugëve e yshtjeve, se ata që shohin vërtetë përpara, do të të tregojnë me 14 Maj sa mbrapa e ke lënë Roskovecin. Që të shohësh mirë, kalo njëherë nga SPAK se mos ta qartëson fushëpamjen’, shkruan Hazizaj.

Postimi i plotë:

Para disa javësh, ju kam treguar një ( nga shumë) çuditë në fakt absurde, të abuzimit me pushtetin në Bashkinë Roskovec.

Forcat e Policisë, të detyruar nga Kryeinspektorja Zegjine, ndalojnë qytetarët, pasi po shtronin rrugën e vetme e të pakalueshme të komunikimit të tyre me punën, shkollën e fëmijëve, jetesën, sepse nuk ishin “ pajisur me autorizimin përkatës”. Ajo në fakt e kishte hallin se kush ishte personi i “ vërtetë” që e kishte bërë këtë KRIM!

Pastaj na ndriçon fushëpamjen Sekretarja e Përgjithshme e Bashkisë, e cila na thotë se : Pavarësisht me çfarë qëllimi je nisur ti, ( që do të çosh fëmijët në shkollë por unë s’ta kam shtruar rrugën) Ky ËSHTË KRIM!

Në 8 vite zonja dhe zotërinj, Kryetarja që sheh “Përpara”, nuk ja ka zënë syri ende detyrimin parësor mbi komunitetin. Por nuk mbaron me kaq, në 8 vite ajo dhe stafi i saj arrogant ( nga injoranca sigurisht) nuk kanë lexuar të drejtat dhe detyrimet që marrin nga votat e atyre që i ulën në karrige.

Në Videon më poshtë, mund të shihni qartazi prepotencën e dy nga figurave më të rëndësishme të institucionit që është drejtuar nga largpamësit. Tashmë të jesh arrogant, bën pjesë në komunikimin tipik të këtij pushteti.

Sa për premtimet e tyre, me to vetëm mund të qeshë njeriu.

Në 8 vite, Roskoveci me gjithë fshatrat e tij duhej të ishte bazë për ekonominë jo vetëm të zonës, por edhe të vetë Shqipërisë.

Atë sheqerin që ja ke falur Gjyshit, mos ja merr ta harxhosh rrugëve e yshtjeve, se ata që shohin vërtetë përpara, do të të tregojnë me 14 Maj sa mbrapa e ke lënë Roskovecin.

Që të shohësh mirë, kalo njëherë nga SPAK se mos ta qartëson fushëpamjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco