Qeveria thyen rregulloren me postera denigrues, Strazimiri: KQZ nuk reagon, po pret urdhër nga Rama

11:39, 21/04/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Cakaj, ngriti në mbledhjen e kësaj të enjteje problemin e posterave të PS-së në rrugët e kryeqytetit me përmbajtje denigruese ndaj liderve të opozitës, që siç theksoi ai janë në shkelje të Kodit Zgjedhor, pasi afishime të tilla politike gjatë fushatës elektorale, lejohet të vendosen vetëm 5 metra nga zyra partisë.

Gent Strazimiri anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, argumentoi se pse akoma KQZ nuk ka një bilanc apo raport në lidhje me këtë thyerje rregullash.

Strazimiri këtë mungesë reagimi nga ana e KQZ e argumentoi me faktin se dhe ky institucion, ashtu si gjithë të tjerët në Shqipëri, pret urdhrin nga qeveria për të vepruar. Ndër të tjera ai theksoi se një nga elementet kryesore që po ndihmon në këtë fushatë është pikërisht fakti që Edi Rama ka vendosur fytyrën e tij si imazh, që sipas Strazimirit është fytyra më e urryer.

E vetmja arsye është që KQZ ashtu si çdo institucion tjetër në Shqipëri, që të kryejë detyrën pret urdhër nga qeveria, një urdhër që nuk do vijë kurrë dhe duke bërë shurdhin ose memecin KQZ mendon se mund të kalojë radhën. Unë do t’ia këshilloja Ilirian Celibashit një sjellje të tillë që do ta çonte atë dhe KQZ vetë, në ditët më të errëta të këtij institucioni, periudha 2000-2003, kur opozita u ngrit në këmbë dhe protestonte për të drejtat e saj në fakt sepse Ilirian Celibashi dhe KQZ nuk po kryenin detyrën. Nga pikëpamja elektorale, flas në kuptimin si person që po merrem me fushatën e PD mendoj se një nga elementet kryesore që po ndihmon në këtë fushatë është pikërisht fakti që Edi Rama ka vendosur fytyrën e tij si imazh, që është fytyra më e urryer, dhe ndoshta kalon pak në neveri dhe përbuzje ajo që qytetarët kanë për Erion Veliaj, por gjithsesi është figura më e urryer. E vetmja gjë që ka kuptuar është se 61  e tij kandadiatë nuk frymëzojnë askënd dhe për këtë arsye nuk tërheqin dot vota dhe ai mendon njëlloj si Ramiz Alia në vitin 1991, që është i vetmi që mund të tërheqë nga pas një lokomotivë,  vagonat me krime dhe mëkate të jashtëzakonshme që ka kryer në këto dhjetë vite ai, dhe gjithë skuadra që ai drejton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco