Qeveria jep 100 milionë euro për investime publike, Haxhimali: Padyshim në funksion të fushatës

10:23, 21/04/2023
A+ Aa A-

Buxheti i shtetit duket se përfshirë nga 'ethet elektorale'. Të dhënat paraprake nga Ministria e Financave tregojnë se vetëm gjatë muajit mars, qeveria ekzekutoi 100 milionë euro investime publike, çfarë  përbën një rekord historik për këtë muaj, që nga koha kur thesari raporton treguesit fiskal.

Agron Haxhimali, ekspert i qeverisjes vendore dhe drejtor i Institutit për bashkitë e Shqipërisë, u shpreh në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, që këto para të hedhura gjatë fushatës nuk sigurojnë cilësinë e duhur, teksa shtoi se qytetarët tashmë janë mësuar me 'asfaltin elektoral', dhe janë të ndërgjegjësuar.

Këto para janë vënë funksion të fushatës elektorale por a do e japin efektin në kohë dhe në cilësi kam dyshime të mëdha, sepse çdo investim, çdo para e hedhur në fushatë elektorale nuk e siguron cilësinë e duhur.

Nëse do vazhdojmë siç kemi vazhduar prej kohësh vetëm me asfalte elektorale, atëherë, kjo është një para e hedhur dëm. Pra efekti për mua nuk ka absolutisht ansjë vlerë, as në shtrirje kohore sepse kam përshtypjen se qytetarët shqiptarë janë ndërgjegjësuar aq shumë sa çdo asfalt, çdo vijë e bardhë për të treguar sinjalistikë horizontale nuk do ketë më asnjë ndikim. Dhe për mua qytetarët bëjnë shumë mirë që të ndërgjegjësohen ndaj këtyre gjërave.

Pyetur nga moderatorja se përse një shifër marramendëse prej 100 milionë eurosh për këto investime, Haxhimali u përgjigj:

Arti për të shpenzuar para nuk kërkon njerëz të zgjuar dhe të mençur, mund t'i shpenzosh ku të duash, pa problem, çështja është se sa ky 100 milionë eurosh a e rikthen dhe lubrifikon ekonominë duke gjeneruar vende pune?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco