Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Hipokrizia me fushatën/ Balluku do monitorojë shkeljet që i bën vetë

Hipokrizia me fushatën/ Balluku do monitorojë shkeljet që i bën vetë

09:54, 21/04/2023
A+ Aa A-

Edhe pse ka në drejtimin e saj të gjithë administratën vendore dhe qendrore, qeveria socialiste ka vendosur të bëjë spektaklin e radhës në emër të procesit zgjedhor.

Ditën e djeshme, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja prezantoi vendimin për ngritjen e një task-force që do të monitorojë përdorimin e administratës në zgjedhje dhe burimeve njerëzore dhe financiare.

Manja tha se e përzgjedhura e Ramës për të drejtuar këtë Task-Forcë është ministrja Belinda Balluku, e cila shpërblehet nga kryeministri me një post fiktiv në prag të zgjedhjeve.

“Kemi ngritur një task-forcë për përdorimin e administratës publike dhe përdorimin e burimeve njerëzore dhe infrastrukturës gjatë procesit zgjedhor. Do e kryesojë zv/kryeministrja. Është një masë shtesë që merr qeveria shqiptare në drejtim të garantimit të procesit zgjedhor të 14 Majit të vitit 2023”, deklaroi Manja.

Ironia është se vetë Balluku ka angazhuar të gjithë drejtorët dhe administratën në fushatën e saj në zonën e Dibrës si drejtuesja politike e fushatës së socialistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco