Këlliçi: Bajrami është festë e shpresës. Tirana dhe gjithë Shqipëria ka nevojë jetike për shpresë

Këlliçi: Bajrami është festë e shpresës. Tirana dhe gjithë Shqipëria ka nevojë jetike për shpresë

08:50, 21/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati për bashkinë e Tiranës i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e ‘Fiter Bajramit’.

Këlliçi shkruan se Bajrami është një festë shpresë dhe se Tirana dhe e gjithë Shqipëria ka nevojë jetike për shpresë.

Më poshtë Këlliçi citon dhe fjalët e librit të shenjtë Kuranit i cili thotë se ’asgjë nuk do të ndryshohet derisa ti nuk e ndryshon atë që është në veten tënde.'

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Uroj të gjithë besimtarët agjërim të pranuar dhe gëzuar nga mot Fiter Bajramin.

Bajrami është festë e shpresës. Tirana dhe gjithë Shqipëria ka nevojë jetike për shpresë.

Siç porosit edhe libri i shenjtë Kurani: “Asgjë nuk do të ndryshohet derisa ti nuk e ndryshon atë që është në veten tënde.”.

Ndryshimin për mirë është në dorën e secilit prej nesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco