Këlliçi sfidon sërish Veliajn: Të vijë në debat për Tiranën

Këlliçi sfidon sërish Veliajn: Të vijë në debat për Tiranën

22:40, 20/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka përsëritur edhe sonte ftesën për debat me kryetarin aktual të bashkisë, Erion Veliaj. 

Gjatë debatit në "Opinion", dhe paraqitjes në studio të argumenteve të bashkisë dhe Veliajt, Këlliçi ka reaguar duke thënë se le të vijë në debat e në studioz të ballafaqojnë idetë, bilancin dhe programet.

Blendi Fevziu u tregua i gatshëm ta moderonte këtë debat.  

Këlliçi: Blendi të lutem meqë je kaq i detajuar me këto të dhëna, a mund të më ftosh mua dhe kryebashkiakun aktual këtu për të debatuar. Unë kam nja tre muaj që e pres, a mund të vijë këtu të mi shpjegojë këto arritje. Të flasë dhe për një milion pemët dhe për të gjitha….

Fevziu: Po me kënaqësi, përveç tre ditëve që i kam të konfirmuara kur të doni ditët e tjera

Belind Këlliçi: Po e pres, kur të dojë të vijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco