Baton Haxhiu kundër vendimit të KAS: Sali Berisha përfaqëson shumicën, e duan njerëzit

22:08, 20/04/2023
A+ Aa A-

Analisti Baton Haxhiu ka kritikuar vendimin e KAS, pranë KQZ, të cilët nuk pranuan emrin e kryetarit të PD, Sali Berisha në fletën e votimit, si kryesues i koalicionit "Bashkë Fitojmë". 

Çim Peka Live, Haxhiu tha se vendimi i KAS është i gabuar, pasi Berisha përfaqëson shumicën dhe ky është vullnet politik. 

"E drejta e Berishës është të përfaqësojë shumicën, duke qenë se njerëzit e duan. Ky është gabim. Ai përfaqëson shujmicën. Nëse Ilir Meta ka deklaruar se unë dua në listën e koalicionit e dua Sali Berishën...nuk ka vullnet tjetër, kaq është. Nuk dua t'i hyj shkresave, po flas për vullnetin politik", tha Baton Haxhiu. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco