‘Nxitoni në punë të mira!’/ Meta uron Fiter Bajramin: Nuk ka begati pa sakrifica

‘Nxitoni në punë të mira!’/ Meta uron Fiter Bajramin: Nuk ka begati pa sakrifica

21:09, 20/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se shpreson që agjërimi dhe lutjet e çdo besimtari të jenë pranuar, ndërsa shtoi se pa sakrifica nuk ka begati.

‘Gëzuar dhe Me Fat BAJRAMIN E MADH!

Urimin më të përzemërt për çdo besimtar mysliman dhe familjen e tij, për pranimin e agjerimit të Ramazanit, lutjeve dhe veprave të mira, për sa më shumë shëndet dhe mbarësi!

Nuk ka begati pa sakrifica!

Siç na porosit edhe Profeti: ‘Nxitoni në punë të mira!’, shkroi Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco