Berisha sfidon Ramën: I ke dhënë baxhanakut dhe thjeshtrës mbi 100 tendera. Hajde ballafaqohemi!

20:16, 20/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha sfidoi Edi Ramën nga Tepelena, ku prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Baftjar Imeri. 

Lideri i opozitës akuzoi kryeministrin se i ka dhënë mbi 100 tendera baxhanakut dhe vajzës së bashkëshortes së tij. 

Kreu i PD ftoi Ramën në ballafaqim publik.  

"Shikoni, në Shqipëri po ta vini re, çfarë po ndodh tani? Ku po shkon paraja. Paraja po shkon e tëra tek qeveritarët dhe klientela e tyre. Klientela e tyre tani, nuk janë vetëm një grup biznesmenësh, por para së gjithash janë familjarët e vet. 

Marrim Edi Ramën. Ja ku jam këtu në Tepelenë, dhe i them këtu para jush, hajde këtu të bëjmë radiografinë njëri-tjetrit. I ke dhënë baxhanakut, i ke dhënë thjeshtrës, në kundërshtim me ligjin, mbi 100 tendera dhe nuk duhet të merrnin asnjë. 

Yt vëlla është i përzier në aferat më të pista, në aferat në të cilat, jo shqiptarëve, por edhe europianëve i kanë vjedhur 2 miliardë euro.

Hajde zoti Edi këtu, para këtyre burrave të dalim, ose ku të duash ti, dhe të nxjerrim; familjarët e Sali Berishës dhe familjarët e tu. Gjej një tender që kanë fituar, zero. Sepse ligji ky është. Ligji nuk lejon që qeveritari të përdorë pushtetin për pasurim të paligjshëm të familjarëve të tij",
tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco