VIDEO/ Satira politike për Veliajn, rikthehen 'Aventurat e Uriah Fikut’

14:40, 20/04/2023
A+ Aa A-

Ka filluar sezoni i dytë i 'Aventurat e Uriah-Fikut' ku personazhi kryesor i satirës politike, “Fiku” është Erion Veliaj, ndërsa “Sulltani”, Edi Rama. 

Në këtë satirë politike Rama ashtu si dhe në realitet keqtrajton kryebashkiakun aktual të Tiranës, Veliajn dhe e kthen në lolo të "pallatit mbretëror të sulltanit". 

Video-satira është përhapur masivisht nga përdoruesit e rrjeteve sociale, duke u bërë virale brenda pak orësh.

Në episodin e parë të Sezonit të dytë, të satirës politike me në qendër Lali-Fikun e Bashkisë, 'Aventurat e Uriah-Fikut', heroi kryesor vendoset para një zgjedhje të vështirë: të mbajë qëndrim të fortë pro sulltanit për dosjen "Charles McGonigal".

Ndërsa ‘sulltani' mendon se kjo do të jetë një sfidë që Uriah-Fiku nuk do ta përballojë dot, Fiku surprizon dhe ‘sulltani' reagon proporcionalisht.

Në serialin që u tentua të censurohet, vihen në lojë edhe figura të tjera të galaksisë sulltanore si Mamica (Elisa Spiropali), Bella-Ciao (Belinda Balluku), Maçoku (Endri Fuga) etj. Intriga kryesore e tij përqendrohet në lojën plot dredha të Uriah-Fikut edhe për të bërë të gjitha cirqet e mundshme për t'iu servilosur Edo-Hanit.

Por edhe njëkohësisht, për t'i vënë stërkëmbësha që mund të sjellin dështimin e tij dhe zënien e vendit të liderit nga Veliaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco