SYRI TV/ Skandali në bashkinë e Prrenjasit, firma çan asfaltin për llogari të ujësjellësit

13:00, 18/04/2023
A+ Aa A-

Firma çan asfaltin për rrjetin ujësjellës, por ikën dhe nuk kryen punimet për rehabilitimin e rrugës, duke shkelur kontratën. Ky denoncim u bë nga kandidatja e opozitës për bashkinë e Prrenjasit, Suzana Topi. Bëhet fjalë për një nga rrugët e qytetit, e cila pasi është dëmtuar për shtrimin e tubave të ujit, nuk është kthyer në gjendjen e mëparshme.

Nga SYRI TV

Kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë Prrenjas, denoncoi skandalin e dëmtimit të një aksi rrugor nga rrjeti i ujësjellësit në këtë bashki.

Sipas Suzana Topit, kontrata që ujësjellësi kishte me firmën zbatuese të projektit, parashikonte që rruga të rikthehej në gjendjen e mëparshme, por sipas saj, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Suzana Topi shprehet se në të gjithë qytetin e Prrenjasit, shumë rrugë janë lënë në gjendje të dëmtuar pas punimeve që janë kryer nga rrjeti i ujësjellësit, ndërsa bashkia e këtij qyteti nuk jep asnjë përgjigje se ku do të gjenden paratë për rikonstruksionin e këtyre rrugëve, detyrë të cilën e kanë pasur firmat që kanë kryer punimet e rrjetit ujësjellës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco