Celibashi: Rezultati i zgjedhjeve në Elbasan, Kamzë dhe Vorë, brenda 30 minutave

Celibashi: Rezultati i zgjedhjeve në Elbasan, Kamzë dhe Vorë, brenda 30 minutave

12:35, 18/04/2023
A+ Aa A-

Ilirjan Celibashi, kryetari i KQZ, tha sot se falë votimit elektronik, besojnë se do ta shpallin rezultatin e votimit në Elbasan, Kamzë dhe Vorë brenda 30 minutave nga mbyllja e votimit.

Në një deklaratë sot nga Elbasani, Celibashi tha:

“Kemi sjellë në Elbasan në tri pika, në bashkinë e Kamzës në dy pika dhe në bashkinë e Vorës në një ambient, disa pajisje për t’u krijuar mundësinë votuesve për t’u familjarizuar me procesin e votimit. Këto pajisje do të qëndrojnë deri 4-5 ditë para datës së zgjedhjeve kështu që ftoj partitë politike të nxisin përfaqësuesit, simpatizantët e tyre.

Në zgjedhjet e vitit 2021, në njësinë 10 dhe në bashkinë e Vorës, ku ne aplikuam votimin elektronik, ky proces rezultoi i sukseshëm.

Do të shikojmë se si  do të rezultojë dhe në bashkinë e Elbasanit, të Kamzës dhe të Vorës dhe unë besoj se do të jetë me sukses ky projekt. Ngelet pastaj për t’u vlerësuar nëse partitë apo dhe interesi qytetar është që të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ne besojmë se rezultatin paraprak për bashkinë e Elbasanit të Kamzës dhe të Vorës do ta shpallim brenda 30 minutave nga momenti kur mbyllet votimi, të themi rreth orës 19:30 të datës 14 maj.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco