PE votoi 'pro' liberalizimit të vizave për Kosovën, ja kur fillon lëvizja e lirë

PE votoi 'pro' liberalizimit të vizave për Kosovën, ja kur fillon lëvizja e lirë

12:12, 18/04/2023
A+ Aa A-

Parlamenti Evropian i tha sot 'po' liberalizimit të vizave të Kosovës, duke e përmbyllur kështu këtë proces të stërzgjatur për qytetarët e Kosovës.

Me votimin 'pro' liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian kjo çështje është përmbyllur dhe të mërkurën e 19 prillit do të jetë ceremonia për nënshkrimin e Aktit ligjor.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Institucionet e BE-së kanë rënë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco