Takim me banorët e lagjes Nr.3/ Spahia: Asgjë s’mund ta mposhtë shpirtin e lirisë dhe demokracisë

Takim me banorët e lagjes Nr.3/ Spahia: Asgjë s’mund ta mposhtë shpirtin e lirisë dhe demokracisë

10:48, 18/04/2023
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së tij, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” theksoi faktin se betejat elektorale asnjëherë nuk kanë qënë të lehta përballë mazhorancës që ka përdorur çdo instrument të jashtëligjshëm për të tjetërsuar vullnetin e shkodranëve, por që asnjëherë nuk ja ka dalë.

“Asgjë nuk mund ta mposhtë shpirtin e lirisë dhe demokracisë që kanë shkodranët”, tha Spahia.

Një përgjigje Spahia e kishte edhe për përfaqësuesit e qeverisë, që fushatën e kanë ndërtuar mbi modelin se investimet në Shkodër janë penguar nga bashkia?

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, duke përmendur investimet e kryera dhe projektet për vazhdimësinë, Spahia shpalosi vizionin e tij për drejtimin e Shkodrës në 4 vitet në vijim.

Një mbështetje e treguar në vazhdimësi për partinë demokratike nga kjo lagje, edhe këtë herë banorët shprehen bindjen se fitorja do të jetë edhe më e thellë në 14 Maj e kandidatit Bardh Spahia dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Postimi i plotë:

Me banorët e lagjes nr.3, mbështetës të përhershëm të Partisë Demokratike dhe një zë i rëndësishëm i Bashkisë Shkodër.

Disktuam pikat kryesore të programit tonë, ku një buxhet i orientuar drejt investimeve dhe përmirësimit të shërbimeve në çdo lagje të qytetit dhe njësi administrative dhe investime që tranformojnë Shkodrën, janë pjesë e planit tonë 4-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco