'Ka firmosur mbi 1 mld euro'/ Meta: Nëpunësja e Ramës kryeson listën në Tiranë, askush nuk i di emrin!

'Ka firmosur mbi 1 mld euro'/ Meta: Nëpunësja e Ramës kryeson listën në Tiranë, askush nuk i di emrin!

20:10, 15/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se opozita kandidon në 14 maj me figura të njohura dhe personalitete.

Gjatë fjalës së tij në mitingun e hapjes së fushatës elektorale Meta krahasoi kandidatët e opozitës të dalë nga primaret me ata të mazhorancës të zgjedhur nga vetë Edi Rama. 

Më konkretisht, Meta iu referua kryesueses së listës së kandidatëve të PS për këshillin bashkiak të Tiranës (Romina Kuko) për të cilën kreu i PL tha se askush nuk e njeh, por ka firmosur mbi 1 miliardë euro buxhete të bashkisë së Tiranës. Krejt ndryshe nga doktor Ilir Alimehmeti  dhe personalitete të tjera, aktivistë dhe profesionistë të njohur të cilët kandidojnë për koalicionin "Bashkë Fitojmë" në kryeqytet, theksoi Meta. 

"Shikoni Tiranën. Të gjithë e dinë se kush është në krye të listës sonë të koaliconit “Bashkë Fitojmë”, jo në Tiranë, por e dinë në të gjithë Shqipërinë. Është një personalitet si dr.Ilir Alimehmeti dhe shumë e shumë personalitete të shoqatës Tirana, të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e shumë e shumë personalitete të tjera të shoqërisë civile apo të medias së pavarur. A e dini ju se kush është në krye të listës së Rilindjes për kryetar të këshillit bashkiak? Është pikërisht një nëpunëse e Edi Ramës, e cila ka qenë këto katër vite dhe asnjë nuk ja di emrin, as në Partinë Socialiste, e cila ka firmosur mbi 1 miliardë euro buxhete të Bashkisë së Tiranës, që taksat e qytetarëve të Tiranës, të shkojnë për rrush e për kumbulla e për korrupsionin e Rilindjes", tha Meta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco