Evdar Kodheli: Fieri ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim rrënjësor

14:39, 15/04/2023
A+ Aa A-

Nga fjala e kandidatit Evdar Kodheli të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Fierit

“I jam falënderues liderit tonë, për mundësinë që na dha për t’u bërë pjesë e frymës së re, frymës së munguar prej vitesh, frymës që do t’i japë fund regjimit dhunues të fjalës së lirë, të vjedhjes së pasurive kombëtare, frymës që do të lindë shpresën, jetën, faleminderit legjendë e demokracisë shqiptare, profesor doktor Sali Berisha!

Së bashku do t’i dalim për zot, qytetit tonë.

Fieri ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim rrënjësor, për punë, nder dhe dinjitet. Qyteti ynë po varfërohet. Ka ardhur koha që pjesëzat e shpërndara sipas interesit politik, t’i mbledhim për të riformuar panoramën e të bukurit qytet, Fierit. Kam zgjedhur të jem i vërtetë, i drejtpërdrejtë, dëgjues i mirë. Kam zgjedhur të jem kritik në shërbim të fjalës së lirë të demokracisë!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco