SYRI TV/ Këlliçi, takim me komunitetin lushnjar: Kryeqyteti do të ketë transport publik falas

12:08, 13/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i  koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi, zhvilloi një takim me  një komunitet banorësh nga Lushnja që jetojnë në Tiranë. Gjatë takimit, Këlliçi shpalosi programin e tij për drejtimin e bashkisë, ku bëri me dije se nga transporti publik falas do të përfitojnë mijëra qytetarë. Ky takim u iniciua nga deputeti demokrat Saimir Korreshi, i cili u shfaq për herë të parë në mbështetje të Këlliçit si dhe nga ish-deputeti Myslim Murrizi e ish-kandidati për bashkinë e Lushnjës, Elton Bano.

Nga SYRI TV

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi një takim me një komunitet banorësh nga Lushnja, të cilët jetojnë prej vitesh në Tiranë. Në fjalën e tij, Këlliçi shpalosi platformën e tij për drejtimin e bashkisë pas 14 majit, ku theksoi se nga transporti publik falas do të  përfitojnë mijëra qytetarë në ditë në Tiranë.

Ky takim u iniciua nga deputeti Saimir Korreshi, i cili u shfaq për herë të parë në mbështetje të Belind Këlliçit si dhe nga ish-deputeti Myslim Murrizi dhe ish-kandidati për bashkinë e Lushnjës, Elton Bano, të cilët bënë thirrje për mbështetjen e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë.

Gjatë takimit, Belind Këlliçi akuzoi Erion Veliajn se e ka kthyer bashkinë në institucion që nuk i shërben qytetarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco