KAFE SHQETO/ Eksperti i Komunikimit: Tallavaja e fushatës së Ramës, tallje për njerëzit

12:54, 13/04/2023
A+ Aa A-

Eksperti i Komunikimin, Shpendi Gashi ishte i ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto' ku është shprehur se hapja e fushatës së Partisë Socialiste nga Rama ishte një tallje për njerëzit, njëjtë si tallavaja, nisur që nga titulli i këngës së fushatës.

Pjesë nga deklarata e tij:

Shpendi Gashi: Besoj se ne jemi përballë një regjimi autokratik, po jetojmë atë regjim, po talleN përditë me neve po na bëjnë për lolo, për budallenj.

Flavio: Nuk e ke fjalën për këngën e fushatës?

Shpendi Gashi: "Ma kujton se si ishte edhe një herë ajo, ‘Ta honksha zemrën’, pra që këtu e kupton që tek titulli se me çfarë lloj tallje ka vajtur.

Ka ardhur me kazan e kusi në 2017, pastaj në 2021 jep motorin jep timoni se e mësova makinën, 56-vjeç po bëj patentën. 

Tani e ka kuptuar që njerëzit duan ‘Big Brother’, duan ‘Përputhen’ , duan dhe pak tallavë sepse populli shqiptar/ ballkanas e do.

Po të shikosh edhe Kubën, Kuba e ka xhiro-llogarinë mujore 25 dollarë që ty 25 dollarë nuk e di a blen dot këmishën apo jo dhe ata janë njerëzit më të qeshur të botës.

Ndoshta ka një lloj korrelacioni pozitiv midis lumturisë dhe varfërisë, dhe ne nuk e kuptojmë, ndoshta ky zotëria po na thotë po ju varfëroj që ta ndjeni lumturinë sepse ne gati për 100 vjet nuk e kemi ndjerë lumturinë kështu që mbase është një lloj deduksioni ose korrelacioni që e bën zotëria se mbase është më i zgjuar sesa ne, është më i zgjuar sesa ne sepse është 10 vjet kryeministër”.

Klea Sula/Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco