Luçiano Boçi: Elbasani duhet të kthehet aty ku e ka vendin, në elitën e futbollit shqiptar

Luçiano Boçi: Elbasani duhet të kthehet aty ku e ka vendin, në elitën e futbollit shqiptar

12:38, 13/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi është ndalur edhe te skuadra e futbollit të Elbasanit, duke theksuar se duhet të kthehet aty ku e ka vendin, në elitën e Futbollit Shqiptar.

Në një takim me Çapjan, një prej futbollistëve elitarë të Elbasanit, Boçi shprehu shqetësimin e spordashësve elbasanas, se vendimi i bashkisë për të shkrirë gjithë historinë e klubit të Elbasanit që përfshinte edhe gjithë lavdinë e Labinotit të mirënjohur, për të krijuar një klub nga zero është një skandal.

Postimi i plotë:

Elbasani duhet të kthehet aty ku e ka vendin, në elitën e Futbollit Shqiptar 🟡🔵

Çapja është një prej futbollistëve elitarë që na ka bërë krenarë të gjithëve me paraqitjet e tij me fanellën verdheblu të Elbasanit dhe ekipin kampion të vitit 2006. Ndamë shqetësimin e përbashkët për vendimin skandaloz të Bashkisë Elbasan për të shkrirë gjithë historinë e klubit të Elbasanit që përfshinte edhe gjithë lavdinë e Labinotit të mirënjohur, për të krijuar një klub nga zero. A thua se futbollin e krijuan këta?! Politika duhet t'i mbajë duart larg nga sporti!

Futbollin e bëjnë ata që e duan sportin, jo ata që e përdorin atë.

#BanNdryshimin #BashkëFitojmë🤝

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco