KAFE SHQETO/ Gashi: Meta urë komunikimi mes Berishës dhe Escobari-t! Fitorja në 14 maj, zhbën non-gratën

KAFE SHQETO/ Gashi: Meta urë komunikimi mes Berishës dhe Escobari-t! Fitorja në 14 maj, zhbën non-gratën

11:37, 13/04/2023
A+ Aa A-

I Dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka vijuar me takimet ditën e djeshme, ku është pritur nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

 Në përfundim të takimit, Meta ka vlerësuar marrëdhënien mes Shqipërisë dhe SHBA-së si dhe ka shtuar se më 14 maj qytetarët do t’i japin fund monizmit në bashkitë e vendit dhe do të rikthejnë demokracinë. 

Analisti Shpend Gashi ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ ku ka komentuar takimin e zhvilluar mes palëve.

Diskutimi në studio:

Flavio: Duket si një përpjekje e fundit e dëshpëruar amerikane për të treguar që kanë të emëruar në opozitë njerëzit e tyre?

Shpend Gashi: "Nuk është aq i dëshpëruar sa pretendonim ne që të ishte për të vetmen arsye, se të gjithë gjithëologët në çdo lloj mediumi thoshin që do të shpallej edhe zoti Meta non-grata kush e takon Metën tani e të gjitha me radhë.

Ideja është që unë e shikoj politikën amerikane tani që po përpiqet të mbajë ato që kanë në balancë, sepse politika amerikane nuk është në ditët e veta më të mira edhe të gjithë e kemi parë se çfarë po ndodh në gjeopolitikën botërore dhe po afektohet edhe në Ballkan.

Nuk ka shanc që në ato lloj nivele të pranohet vetëm një fuqi e madhe dhe të tjerat t’i nënshtrohen, sado i fuqishëm të jesh si formacion shtetëror, si perandori ti prap duhet të ruash balancat dhe balancat Amerika në Azi apo Lindjen e Largët/ Mesme janë katastrofale, pra janë trajtuar si vende kolonizatore, por pak rëndësi ka kjo. Rëndësi ka që Escobar-i ka takuar Metën dhe Meta është krahu i djathtë i Doktor Berishës, kjo tregon që këto janë urat e komunikimit, dhe këto ura në rast të një fitorje të mëtejshme të Berishës do të zhbëhej ajo non-grata e famshme, do ta fusim doktorin tani në një gadishull me Metën si person kyç që që do të mbajë komunikimin.

Kjo tregon se nuk ka dështuar politika amerikane, por sado të kesh Amerikën në qoftë se ti je dështak si politikan do jesh tërë jetën dështak dhe ky lloj grupimi është i dështuar.

Nuk mund të bëhet dot Alibeaj ose Basha faktorë sado ta kenë Amerikën nga pas. Pse? Sepse ti duhet të kesh vokacion politik, vullnetin, veprimtarinë, mbështetjen dhe  elektoralin, cilën nga këto të pesta kanë këto zotërinjtë? Asnjë, veç se një vulë që nuk do ta kenë për shumë kohë".

Ola: Ju u shprehët se kjo ishte një urë komunikimi, që donte të krijonte me Metën, nga ana tjetër edhe me kryetarin e PD zoti Berisha, a ishte ky mesazhi që donte të përcillte ky takim?

Shpend Gashi: "Ideja është që gjuha diplomatike është me simbole, që do të thotë ai ndoshta ne axhendën e vet e ka të caktuar që do të takojë edhe Partinë Demokratike të vulës edhe qeverinë që është kryeministri, por edhe pati të tjera opozitare është që Partia e Lirisë ose ish- LSI.

Ajo që më bëri mua ta shty analizën pak më thellë, është që nëse me Alibeaj ai kishte një takim prej 10/ 15 minutash me zotin Meta e zgjati shumë herë më shumë dhe po ta shikosh edhe qëndrimin e ambasadores pas zotit Escobar është   gjitha në ethe dhe po ta shikosh vështimin e saj është vetëm duke parë lëvizjet".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco