Shkurtimi i fondeve për fushatë, Spaho ironizon PS: Po, 'si u kalit çeliku'! Iniciativa idiote për të poshtëruar deputetët

Shkurtimi i fondeve për fushatë, Spaho ironizon PS: Po, 'si u kalit çeliku'! Iniciativa idiote për të poshtëruar deputetët

11:18, 13/04/2023
A+ Aa A-

Një ditë pasi KQZ vendosi t’i japë gati 1 milionë dollarë për fushatë elektorale, grupimit të Alibeajt që nuk ka kandidatë dhe nuk do të bëjë fushatë, deputeti i PD-së Edmond Spaho ka ngritur zërin në Kuvend mbi padrejtësinë e bërë në ndarjen e fondeve dhe në pakësimin e qëllimshëm të financimeve nga mazhoranca për deputetët e opozitës që janë angazhuar fuqimisht për zgjedhjet e 14 majit.

Spaho foli së pari për projektvendimin e parashikuar sot për miratim, mbi ndarjen e fondeve midis partive politike për zgjedhjet e datës 14 maj.

“Ky projektvendim, - tha Spaho, - u diskutua edhe në Komisionin e Ekonomisë. Jam shprehur kundër dhe kërkoj të ridiskutohet, sepse sikurse e parashikon edhe Kodi Zgjedhor, këto para duhet të shkojnë për ata që angazhohen në fushatë zgjedhore. Në rastin konkret, këtu jepen para për individë, për grupe, të cilët nuk marrin pjesë në fushatë zgjedhore dhe kjo nuk është e drejtë. Paratë duhet të shërbejnë për qëllimin për të cilin janë parashikuar në Buxhet, ndaj do të kërkoja që ky projektvendim të debatohet.

Më vjen shumë keq kur dëgjoj kryetarin e Grupit parlamentar të mazhorancës që shprehet se “nuk duam para për zgjedhjet, do t’i mbjellim pemë”!!!

Po paratë, ku do t’i gjejmë pastaj, t’i marrim nga krimi i organizuar?! Kjo i ngjan të folurës te libri “Si u kalit çeliku”, ironizoi deputeti dhe vërejti dhe një fakt tjetër:

“Dalin vullnetarë që të na hiqen edhe financimet për nevoja të domosdoshme. Në këtë kuadër kam dëgjuar që edhe Grupi parlamentar i mazhorancës do të dalin vullnetarë që të mos iu rritet rroga. Domethënë, iniciativë më idiote dhe më qesharake nuk mund të gjendet, për ta poshtëruar dhe shkelur me këmbë deputetin, që të renditet baras me një përgjegjës sektori në ministri. Dhe kjo tregon sa seriozë jeni ju në këto iniciativa që ndërmerrni. Ju bëj thirrje, mbani arsyen dhe mos veproni sipas interesave tuaja politike, po sipas ligjit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco