KQZ ndan fondet për partitë/ Alibeaj pa elektorat merr 1 milion dollarë

KQZ ndan fondet për partitë/ Alibeaj pa elektorat merr 1 milion dollarë

12:39, 12/04/2023
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë ditën e sotme fondin vjetor për partitë politike në vend.

Janë në total 11 parti që përfitojnë nga fondi vjetor prej 345.6 milionë lekësh, mes të cilave edhe “Nisma Thurje”, e vetmja forcë politike që në zgjedhjet e 25 prillit 2021 nuk siguroi dot një mandat deputeti.

Edhe pse nuk ka elektorat, Enkelejd Alibeaj do marrë rreth 1 milion dollarë.

Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se fondi total për vitin 2023 është 245 milionë lekë dhe do të ndahet si më poshtë:

PS: 151 milionë lekë

PD: 106 milionë lekë

PL: 15 milionë lekë

PSD: 12 milionë lekë

PR: 11 milionë lekë

PDIU: 9 milionë lekë

PBDNJ: 8 milionë lekë

PAA: 8 milionë lekë

LZHK: 8 milionë lekë

PLL: 8 milionë lekë

Nisma Thurje: 6 milionë lekë.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën fondin prej 100 milionë lekësh për financimin e partive politike në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco