KAFE SHQETO/ Hysni Sharra, kandidati i opozitës që i ka fituar tashmë zemrat e vlonjatëve

KAFE SHQETO/ Hysni Sharra, kandidati i opozitës që i ka fituar tashmë zemrat e vlonjatëve

08:15, 12/04/2023
A+ Aa A-

Ekonomisti Hysni Sharra, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Vlorës, u ka drejtuar qytetarëve një thirrje sot, gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit "Kafe Shqeto" në SYRI TV.

Intervista: "Rama nuk e lejon, por unë e ftoj kundërshtarin të përballemi në Sheshin e Flamurit!"

Hysni Sharra ka lindur dhe banon në Vlorë. Ai është me profesion ekonomist, kontabilist i miratuar. Aktualisht ushtron detyrën e nënkryetarit të Partisë Demokratike të degës së Vlorë.

Ka mbajtur detyra të ndryshme në administratë dhe në Partinë Demokratike, ku shërbyer me pasion dhe ndershmëri në çdo funksion.

Këto arsye dhe shume të tjera e bënë të paraqitej për të shprehur vullnetin tij për kreun e bashkisë së Vlorës.

Ai kërkon, si demokrat dhe si shqiptar, vetëm një gjë: Kutia e zgjedhjeve të mos preket dhe prej saj të dalë vullneti popullor; kërkon kthimin e votës së lirë dhe të pamanipuluar.

Sharra i bën thirrje gjithashtu, çdo anëtari, simpatizanti e çdo qytetari te ndershëm që i dhimbset jeta, familja dhe Shqipëria, t’i bashkohet pa hezitim zgjedhjeve te 14 Majit për një jetë të sigurt dhe atdheun e përbashkët, bijtë e bijat e të cilit kanë marrë rrugët e botës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco