Boçi: Inceneratori i Elbasanit investim i gabuar, çliron helme - rrit rastet me sëmundje tumorale

22:10, 10/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit opozitar për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi e quan ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit një investim të gabuar. 

Çim Peka Live, Boçi tha se teknologjia e inceneratorit është e vjetër, ndërsa ndotja që shkakton ai bëhet shkak për sëmundje tumorale. 

"Inceneratori i Elbasanit është një nga investimet më të gabuara që është bërë në Elbasan dhe Shqipëri. Elbasanit është bërë epiqendra e grumbullimit të plehrave të bashkive të qarkut. E ka vuajtur këtë stigmën e një ambienti të kontaminuar. Ai incenerator u ndërtua në mes të një vendi toksik të kombinatit metalurgjik. Teknologjia është e vjetër e para 30 vitesh. Mbetjet digjen pa u ndarë në burim dhe nuk seleksionohen në incenerator. Kjo bën që gazrat dhe tymrat që çlirohen të jenë kancerogjenë. Prevalenca e sëmundjeve tumorale është shumë e lartë në Elbasan", u shpreh Boçi. 

Boçi tha se do të rishikohen të gjitha kontratat dhe do të ndërhyhet që teknologjia të jetë moderne dhe ndarja e mbetjeve të bëhet në burim. 

"Vetëm 20% e atyre mbetjeve mund të digjen. Ky është standardi europian. Pa ndarjen në burim dhe pa seleksionim në incenerator, inceneratori nuk mund të jetë të gjitha kompostimet. Hapni manualet dhe shihni, është teknologjia e përdorur para 30 viteve. Strategjia e BE e përcakton qartë, pa ndarje në burim dhe pa seleksionim nuk mund të ketë incenerim. Nuk mund të incenerohen 100% e plehrave sepse mbetjet kimike që çlirohen janë toksikologjike dhe sjellin një helmim total të banorëve, tokës dhe ajrit", tha kandidati demokrat për Elbasanin.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco