Boçi: Në Elbasan e kërkojnë ndryshimin jo vetëm shtresat aktive të shoqërisë, por dhe rinia

22:05, 10/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Elbasan Luçiano Boçi i ftuar në “Çim Peka Live” ka shprehur nevojën për ndryshim jo vetëm nga shtresat aktive të shoqërisë por edhe nga rinia.

Boçi thekson se rinia në Elbasan është shtresa më e atakuar për shkak të keqqeverisjes.

“Në Elbasan pritet që të bëhet ndryshimi. Në elbasan kërkojmë ndryshimin. Në Elbasan e kërkojnë ndryshimin jo vetëm shtresat aktive të shoqërisë, të punësuar apo shtresat e moshës së tretë por e kërkon sidomos rinia sepse rinia duket se është shtresa më e atakuar në Elnasan nga mënyra sesi është qeverisur Elbasani dhe Shqipëria përgjatë këtyre viteve” u shpreh Baçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco