VIDEO/ Baton Haxhiu: Në Elbasan, opozita donte të tregonte se fryma është krijuar

21:06, 10/04/2023
A+ Aa A-

Hapja madhështore e fushatës së opozitës dhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Elbasan, ka sjellë reagime të shumta.

Beteja e Luçiano Boçit për Elbasanin, që ka përballë Rilindjen e Ramës dhe krimin, ishte dhe tema e bisedës së sotme në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Gjatë diskutimit, analisti Baton Haxhiu, duke folur për takimin e djeshëm në Elbasan, u shpreh se opozita donte të tregonte se, fryma është krijuar.

Për Haxhiun, beteja për Elbasanin nuk do të jetë e lehtë.

‘Unë e kam pritur që dy zonat dhe dy betejat kryesore do të jenë Durrësi dhe Elbasani. Natyrisht edhe Tirana, është përtej, është betejë politike, për të ardhmen.

Elbasani ka disa karakteristika të cilat realisht janë pjesë e kësaj beteje.

Karakteristika e parë është se Elbasani ka lënë një hije të keqe të një tragjedie të zgjedhjeve të kaluara.

E dyta është betejë për arsye se, një pjesë e anëtarësisë së LSI-së, në momentin e fundit u larguan nga kjo betejë dhe ikën te PS. Është betejë për rikthimin e asaj pjese, që iku me PS-së, ose së paku votoj.

E treta është kjo betejë, për krijuar frymën për të gjitha bashkitë që opozita pretendon ti ketë në të gjithë Shqipërinë.

Në Elbasan, të gjithë opozitarët kanë dashtur që të tregojnë se fryma është krijuar dhe e dyta kanë dashtë të tregojnë se PD-ja e vulës nuk ka betejë në këtë rrugë elektorale, që i bie që opozitarët realisht kanë vendosur që moralisht në një farë mënyre ta fitojnë betejën edhe me këta të vulës, edhe për të hapur një betejë për të ardhmen, për Elbasanin dhe Durrësin. Por Elbasani është frymëzimi që kanë krijuar dje, që për shumë kënd nuk është vetëm Elbasani, por është ajo që Foltorja në një farë mënyre filloi ta rritë veten në dy qendrat kryesore. Sipas sondazheve me gjithë frymën ende ka betejë të fortë, për arsye se sondazhet tregojnë se beteja nuk do të jetë e lehtë në Elbasan.

Besoj se beteja në Elbasan do të jetë betejë politike shumë e rëndësishme’, tha gjatë debatit në SYRI TV, analisti Baton Haxhiu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco