Lajmi i fundit

Vrasja e çiftit të moshuarve në Dropull, tre persona shoqërohen në polici

Teliti shpjegon si do të realizohet urbani falas: Qytetarët s'do paguajnë biletë, kostot i mbulon bashkia!

20:19, 10/04/2023
A+ Aa A-

Këshilltari ekonomik i Partisë Demokratike, Dorian Teliti shpjegon në terma financiare se si do të realizohet transporti urban falas në Tiranë, premtimi kryesor i fushatës së kandidatit të opozitës. 

Në studion e Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, Teliti tha se urbani falas do paguhet nga taksat që mbledh bashkia e Tiranës. 

Në një vit, tha Teliti, bashkia do paguajë për transportin publik 16.5 mln euro, i cili është vetëm 6.8% e buxhetit vjetor të bashkisë prej rreth 240 mln euro. 

Po ashtu, sipas ekspertit njohur të ekonomisë, Dorian Teliti, bashkia do të subvencionojë me çdo vit 5 mln euro për rinovimin e flotës së urbanëve duke përfshirë edhe autobusë hibridë apo elektrikë. 

"A po incenerohen plehrat e Tiranës në inceneratorin e Tiranës? Dihet që jo, është fakt. Pra, nuk kryen detyrën, është në shkelje të kontratës. Në asnjë moment, nuk do i marrim paratë e inceneratorit për transportin, paratë për pastrimin e Tiranës do të merren nga tarifa e pastrimit dhe gjelbrimit, është tarifë e dedikuar. Kjo tarifë do të përgjysmohet, sipas përllogaritjeve, mjafton gjysma e vlerës së arkëtuar për një Tiranë të pastër, jo më dyfish siç është sot, fut edhe inceneratorët dhe normal që paratë nuk do të dalin kurrë. Nuk do përdoren paratë e inceneratorëve për transportin publik të subvencionuar, janë dy gjëra më vete. Transporti publik do të subvencionohet nga taksat e bashkisë, jo nga tarifat e bashkisë. Tarifa është e dedikuar, nëse është tarifë për pastrimit, do të përdoret për pastrimin. Kurse taksat futen në thesin e madh të buxhetit të bashkisë dhe përdoren për orientime të ndryshme paga, investime, shpenzime të tjera, kurse ajo që mblidhet si tarifë shkon për menaxhimin e atij zëri të plehrave dhe papastërtive që ka Tirana. Nga taksat e bashkisë do të subvencionojmë transportin. Një gjë ua siguroj, do të jetë autobus pa bileta dhe kostoja do të subvencionohet nga buxheti i bashkisë. Janë taksat tona që mbushin arkën e bashkisë. Është 240 mln euro buxhet, mbi 60% shkojnë për shpenzime personeli, sa është kostoja e transportit të subvencionuar nga buxheti i bashkisë? Kostoja vjetore është 16.5 mln euro, është vetëm 6.8% e buxhetit vjetor. Do ndihmojmë në subvencionimin e flotës së autobusëve, janë 320 autobusë që funksionojnë në Tiranë dhe rrethinat. Për çdo vit, në 4 vitet e qeverisjes lokale, ne kemi planifikuar një subvencionim 5 mln euro e cila mjafton për të rinovuar pjesën dërrmuese të flotës së autobusëve. Kjo shkon në masën 21.5 mln euro, është vetëm 8.5% e buxhetit. Janë 145 mln euro nga buxheti i bashkisë që shkojnë për shpenzime personeli, nuk llogaris rritjen e të ardhurave prej 60 mln euro, vetëm brenda buxhetit ekzistues mjafton vetëm vullneti për të mos rialokuar dhe mos paguar paga fiktive", u shpreh Teliti në studion e Syri Tv.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco