Lajmi i fundit

Vrasja e çiftit të moshuarve në Dropull, tre persona shoqërohen në polici

Autobusi i ‘Institutit’ merr flakë/ Bardhi: Jeta e qytetarëve në rrezik, Veliaj duhet të largohet

Autobusi i ‘Institutit’ merr flakë/ Bardhi: Jeta e qytetarëve në rrezik, Veliaj duhet të largohet

18:54, 10/04/2023
A+ Aa A-

Zëdhënësja e fushatës së kandidatit për Kryetar të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, Silvi Bardhi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e pasdites së sotme, ku autobusi i linjës Institut-Tiranë u përfshi nga flakët.

Ajo shkruan se qytetarët po u vihet jeta në rrezik.

Në një postim në Facebook, Silvi Bardhi shprehet se Erion Veliaj duhet të pranojë dështimin dhe duhet të largohet.

Postimi i Bardhit:

Autobusi i "Institutit" në flakë. Qytetarët dalin të tmerruar. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Erion Veliaj duhet të pranojë dështimit me administrimin e jetës së qytetarëve në Tiranë.

Ai duhet të largohet, edhe pse me turp. Boll më me propagandë. Qytetarëve po u rrezikohet jeta nga babëzia e vjedhjes. Ne e kemi në dorë ndryshimin e madh!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco