Lazimi: Nuk e dimë ende arsyen që Shqipëria do të dalë nga gjykata e ICSID

18:43, 10/04/2023
A+ Aa A-

Ish-anëtari i Gjykatës së Arbitrazhit të IÇ-së për dy mandate radhazi, Fatos Lazimi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke folur për gjobën 120 milionë euroshe të arbitrazhit ndaj Shqipërisë, për shkak të një kapriçio politike të Edi Ramës, është shprehur se, edhe pse ky i fundit mund të vendosë që vendi ynë mund të dalë nga juridiksioni i ICSID, nuk dihet ende arsyeja e këtij vendimi.

Lazimi u shpreh në SYRI TV, se edhe pse Shqipëria mund të dalë nga kjo konventë, vendi ynë nuk do të jetë i mbrojtur nga vendimet.

‘Praktikisht ne kemi një deklaratë formale, dhe si jurist më duhet të them se duhet të presim veprime konkrete nga qeveria, sepse dalje nga një konventë kërkon një procedurë të caktuar, siç është denoncimi i kësaj konvente.

Janë tre vende që e kanë denoncuar këtë konventë, më saktë është rasti tipi i Bolivisë në vitin 2007, për arsye se e justifikonte me kushtetutën e re të vendit, dhe me kuadrin e rishikimit të të gjithë marrëveshjeve të reciprocitetit, e motivoi dhe kërkesën për të dalë dhe denoncuar konventën.

Në rastin tonë nuk e dimë se kush janë motive, në dukje, duken që motivet e qeverisë shqiptare janë se, në sytë e tyre kredibiliteti i kësaj qendre, në dukje, ka humbur.

Sërish Shqipëria nuk do të jetë e mbrojtur, sepse këto investitorë nuk i ndalon asgjë që të vazhdojnë proceset e tyre, sepse siç e thashë është një afat 6 mujor që duhet njoftuar dhe investitorët e huaj, mund të marrin edhe veprime deri sa të marrë fuqi juridike tërheqja nga gjykata e ICSID’, - tha gjatë debatit në SYRI TV, avokati Fatos Lazimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco