Pano Soko: Tirana sot është produkt i abuzimit. Veliaj i dëmshëm po aq sa Edi Rama!

17:04, 10/04/2023
A+ Aa A-

Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko, në një lidhje me skype për edicionin e pasdites me Armela Ferkon, në Syri Tv, akuzon Erion Veliajn se ka abuzuar me detyrën në krye të bashkisë së Tiranës.

Ai tha se Tirana është sot produkt i abuzimit të Veliajt.

Gjithashtu, Soko theksoi se Erion Veliaj është i dëmshëm në keqqeverisje dhe shpërdorimin e fondeve, po aq sa Edi Rama.

“Ne kemi qënë gjithë kohën diskursi politik përsa i përket pjesës së oponencës që i është bërë për shkak të dëmit që i është shkaktuar. Ka qënë i përqëndruar totalisht tek Edi Rama, por një dëm pothuajse të barabartë ose pak më të vogël në vlerë, jo të vogël, por pak më të vogël por goxha të konsiderueshëm për qytetarët e Tiranës e ka bërë Erion Veliaj. Ne kemi Tiranën sot që është produkt i abuzimit. Ne sot kemi trafik. Pse? Sepse kemi bllokuar rrugët. Pse i kemi bllokuar rrugët? Sepse kemi bërë ndërtime. Kush i dha lejet e ndërtimit?!  A nuk që po bllokoheshin rrugët, po mbipopullohej dhe me mbipopullim do sillte rritjen e numrit të makinave  pa shtuar metrat e rrugëve. Kur ti nuk shton metrat e rrugëve atëherë këto makina do të përplasen në trafik. Kemi 10-15të kulla që i kemi rreth e përqarksheshit ‘Skëndërbej’. Njerëzit që do të punojnë tek ato kulla nga do të kalojnë? Do kalojnë tek këto eeugët që edhe pa ato makina janë të tejmbpunojnë aty. E po themi që janë 70mijë makina që do ti ngjeshen këtij pirgut të madh të makinave që kalojnë që qendër të Tiranës që është tepër i pamenaxhueshëm", tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco