Blushi: Tenderat pa garë të Bashkisë së Tiranës, janë vjedhje dhe abuzim me taksat e qytetarëve

Blushi: Tenderat pa garë të Bashkisë së Tiranës, janë vjedhje dhe abuzim me taksat e qytetarëve

15:08, 10/04/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar me një postim në faqen e tij në Facebook për tenderat pa garë që jep Bashkia e Tiranës.

“Tenderat pa garë dhe pa konkurrencë të Bashkisë së Tiranës, janë thjesht dhe troç: vjedhje dhe abuzim me taksat e qytetarëve”, shkruan Blushi. 

Ai fton qytetarët të votojnë ndryshimin dhe alternativën e opozitës në zgjedhjet e 14 majit. 

Ja postimi i plotë:

Tenderat pa garë dhe pa konkurrencë të Bashkisë së Tiranës, janë thjesht dhe troç: vjedhje dhe abuzim me taksat e qytetarëve.

Bashkia e Tiranës ka nevojë ulëritëse për një administrator të ndershëm, që bën transparencë dhe jep llogari, që nuk i çon taksat tuaja në xhepat e klientëve të tij, por ua kthen ato qytetarëve në shërbime dinjitoze si transporti publik falas dhe modern.

Ndryshimi është në dorën tuaj!

Bashkë Fitojmë! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco