Berisha: Ky monizëm do të pësojë fatin e të parit. Ju jeni misionarë të rivendosjes së pluralizmit

Berisha: Ky monizëm do të pësojë fatin e të parit. Ju jeni misionarë të rivendosjes së pluralizmit

19:40, 09/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në prezantimin e kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi u shpreh se me 14 maj, “do të shembet monizmi dhe do të instalohet demokracia”

Berisha: Çfarë zhvillimesh ka pasur në 9 vite kjo ngrehinë. Ka patur një rrangallë në Papër, që herë punon e herë s’punon. Teknologji e viteve ’70, me hirin e tij toksik helmon qytetin, në një kohë kur ju keni paguar taksa, dhe shumë më të larta se përpara.

Në një kohë kur biznesmenët e Elbasanit kanë paguar taksa nga 2 gjer në 5 herë më të larta se përpara. Në një kohë kur fermerët e Elbasanit kanë falimentuar njëri pas tjetrit sepse nuk kanë asnjë përkrahje nga qeveria.

Në një kohë kur universiteti mezi mbahet. Arsimi është shtetëzuar dhe është pronë e PS-së. Atëherë, çfarë ndodh. Ky monizëm duhet të pësojë fatin e të parit. Ndaj dhe këto janë zgjedhjet e jetës tonë, nga 1992 e deri më sot, më të rëndësishme. Ju jeni misionarë të përmbysjes së monizmit dhe rivendosjes së pluralizmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco