Paloka: Në 14 maj i japim goditjen e parë kryebanditit. Horrat e kanë vendin në burg!

Paloka: Në 14 maj i japim goditjen e parë kryebanditit. Horrat e kanë vendin në burg!

19:01, 07/04/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Edi Paloka foli me tone të ashpra në takimin e prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha. 

Paloka tha se qeveria e Edi Ramës është treguar arrogante me qytetarët Vorës.

Ai shtoi se në gjithë këto vite Vora është qeverisur nga banditët socialistë, por sipas tij kjo do të ndryshohet më 14 maj. 

Paloka tha se në 14 maj qytetarët do t'i japin goditjen e parë Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë atyre që ai i quajti horra të cilët e kanë vendin në burg. 

"Po e bëjmë këtë fushatë në një muaj sakrificash për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky ndryshim nuk vjen pa sakrifica. Vora është drejtuar nga demokratët, nga zoti Fiqiri Ismaili. Ju e keni të lehtë ta bëni dallimin mes qeverisjes së PD-së dhe të bandave. Unë dua t’ju kërkoj falje që ja dorëzuam bashkitë Edi Ramës, duke mos marrë pjesë në zgjedhje. Vora kalon nga një bandit te tjetri.

Ne kemi një qeveri arrogante dhe një kryeministër bastard, që jo vetëm i shtyp shqiptarët, por edhe kërkon t’i poshtërojë. 14 maji nuk është thjesht ndryshim në pushtetin lokal, por edhe një hap përpara për të bërë ndryshimin e madh që presin shqiptarët, për të shporrur kryebanditin. Ne kemi një bandë që nuk pyet as për ligje e as për kushtetutë. E keqja i afrohet çdo ditë e më shumë çdonjërit prej nesh.

Mos të presim që e keqja të na vijë te dera. Le të ikin shqiptarët thotë se do sjell nga India dhe Bangladeshi. Kemi punëtorë indianë tha dje Veliaj. Ja pse kjo votë në 14 maj ka vlerë dyfish. T'i japim goditjen e parë kryebanditit. Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjithë horrat e tjerë e kanë vendin në burg", theksoi Edi Paloka.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco