Tedi Blushi: Vota për Këlliçin do të transformojë Tiranën në një qytet të jetueshëm!

Tedi Blushi: Vota për Këlliçin do të transformojë Tiranën në një qytet të jetueshëm!

18:22, 07/04/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shprehur se Tirana me planin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçin do të transformohet në një vend të jetueshëm dhe modern.

Tedi Blushi gjithashtu është shprehur se Tirana është shndërruar në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave, duke shtuar se kjo do të marrë fund në 14 maj duke votuar Belind Këlliçin.

REAGIMI:

Vota për Belind Këlliçi është votë për gjelbërimin, për një Tiranë të jetueshme dhe të shëndetshme.

Në kryeqytet në tetë vitet e fundit janë zhdukur rreth 520 mijë metra katror gjelbërim, për t’i hapur rrugë ndërtimit, betonizimit dhe shndërrimit të Tiranës në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave në kulla shumëkatëshe.

Belind Këlliçi ka një plan konkret për ndryshimin e kësaj situate duke u zotuar për 500 oaze të gjelbërta dhe vendpushime në qytet, nga një për secilën lagje.

Nëpërmjet tyre do të transformohet Tirana nga një qytet i keqplanifikuar, i mbytur në beton, në një qytet të jetueshëm modern, që i jep përparësi qytetarëve duke u mundësuar hapësira të gjelbrta pranë shtëpisë së tyre dhe pranë komuniteti ku ka banorë.

Gjithashtu Belindi zotohet për ngritjen e 6 parqeve në kurorën rrethuese të Tiranës, duke nisur me Parkun e Gollogjenit, Parkun e liqenit të Kusit në Kashar, Parkun e liqenit të Robës në Baldushk, Parkun e liqenit të Fjollës në Pezë, Parkun e liqenit të Prushit në Allgjatë dhe Parkun treliqenor të Linzës, Tufinës dhe Priskës.

Ndryshimi është në duart tuaja!

BashkëFitojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco