Lajmi i fundit

‘Doçi, Avdyli dhe 4 oficerë u lejuan t’ja mbathin’/ Berisha: Skrapi dhe policia hodhën në erë operacionin me 50 mandate arresti

Gara për Durrësin, Saraçi: Igli Cara betejën e ka me Ramën

Gara për Durrësin, Saraçi: Igli Cara betejën e ka me Ramën

08:23, 07/04/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike zyrtare nuk e rivalizoi kandidatin e primareve Igli Cara në Durrës. Gazetari Romir Saraçi thotë se Alibeaj ishte i kushtëzuar.

Saraçi: Ishte e kushtëzuar për shkak të mungesës së një kandidati, për shkak të mungesës së strukturave, ifrastrukturës, dijenisë së dëmit që do ti shkaktonin PD nëse do rivalizonin një figurë si Cara që në bazë mund të gëzojë mbështetjen e të gjithë atyre fraksioneve që mbështesin njërin grup apo tjetrin. Në Durrës kjo u tejkalua, ka një kandidat, gëzon mbështetjen.

I ftuar në "Drejt", Saraçi thotë se Cara nuk e ka garën me Emirjana Sakon e PS por e ka drejtëpërdrejtë me Edi Ramën.

Saraçi: Garën e Durrësit e shoh po aq të rëndësishme sa Tirana. Cara në gjykimin tim nuk e ka garën me Emirjana Sakon por e ka drejtëpërdrejtë me Edi Ramën. Kemi parë një kryeministër që ka dalë fuqishëm në fushatë, jo si në fushatë lokale por politike. Në Durrës kemi një kandidat të opozitës, një emër të nderuar në qytet dhe nga ana tjetër kemi një sigël (PS) që shkon me premtime pagash, premtime shëndetësie. E shoh garë të vështirë, epërsia e kandidaturës qëndron ndërsa për pjesën e votës politike duhet parë edhe gjatë fushatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco