Ekspertja: Banka Botërore ngre alarmin për largimin e të rinjve, nuk mjafton rritja e pagave!

17:48, 05/04/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin e pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferkon në Syri Tv ishte pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj.

Nunaj është shprehur se raporti i Bankës Botërore për ekonominë shqiptare e ka vendosur theksin se ikja masive e krahut të punës do të rëndojë ekonominë në vitet e ardhshme.

"Rezultati i deklaratës së djeshëm vjen si rrjedhojë e analizave që BB ka bërë për Shqipërinë, e ese do të ndalimi në analizat e 5- viteve të fundit ajo ka vënë theksin ke plakja e popullsisë. Nëse Shqipëria 10 vite më para ishte një nga endet me moshën mesatare më të re në Ballkan dhe Europë aktualisht po kthehet në një vend me plakjen më të shpejtë.

Banka Botërore ka vënë theksin që të bëjnë kujdes me popullatën se plakja e saj ka shumë faktorë më pas. Plakja do të ketë nevojë për shpenzime dhe përkujdesje sociale dhe është në brez që të gjitha këto shërbimet që i rriten janë më të vështira për ti realizuar, dhe këtu futet shteti që ti ndihmojë. Ky ekuacion sjell që shteti duhet të kërkojë më shumë të ardhura për të ndihmuar këtë shtresë.

Efekti i dytë është se duke u larguar mosha e punës ke më pak individë që do të kontribojnë në skemë e pensioneve përmes tatimit dhe pagesë së sigurimeve shoqërore, përmes skemës së tatimeve do të zvogëlojnë të ardhurat publike, duke u larguar këto nuk do të mundin që të ndihmojnë këta breza ose të punësohen në këto sektorë.

Banka Botërorë ka dhënë një çelësi i ndihmës në këtë rast është projekti për të frenuar emigrimin dhe mbajtjen e të rinjve në Shqipëri."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco