KAFE SHQETO/ Gjyqi kundër krerëve të UÇK- së, çfarë do të ndodhë nëse Haga i dënon?

11:56, 04/04/2023
A+ Aa A-

Pas më shumë se dy vjetësh që nga konfirmimi i aktakuzës, në Hagë më 3 prill nisi gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, sërish u deklaruan të pafajshëm për dhjetë pikat e aktakuzës.

Megjithatë, duket se ky është fillimi i një procesi i cili do të zgjasë shumë dhe se duhet një ‘luftë’ e gjatë juridike për të arritur në zbardhjes e të gjithë akuzave ndaj Kosovës, e cila duket se ka rënë brenda një 'gracke të madhe’.

Dorajet Ymeri, pedagog i shkencave politike ishte i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto” i cili u shpreh se raporti i Martin është pjesë e agjenturës Serbe për të dëmtuar imazhin e Kosovës.

Pjesë nga deklarata e tij:

Ola: Çfarë pritet të ndodhë sot në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK në Hagë?

Dorajet Ymeri: "Duhet fillimisht ta hapem me një pyetje tjetër sepse Kosova po ballafaqohet me këtë çështje, pra me pretendime për krimet.

Duke u nisur nga një raport i stisur nga Dik Martin i cili më vonë doli të jetë një pjesë e agjenturës serbe, luftës çlirimtare të Kosovës dhe prej atij raporti deri në ditën kur ne po flasim Kosova po vuan të zinjtë e ullirit sepse Kosova ka imazhin e saj ndërkombëtar, në këtë mënyrë po mundohet të deligjimohet e gjithë kauza çlirimtare e popullit të Kosovës".

Flavio: A ja ka dalë një përballje e tillë ta cënojë trashëgiminë e UÇK, në opinionin publik shqiptar, kosovar dhe atë ndërkombëtar?

Dorajet Ymeri: "Për ata që e njohin historinë realisht, për ata që e kanë provuar vetë e kanë të pamundur që ta shohin të përbaltur ‘luftën e Çlirimtares’ .

Por sigurisht që në arenën ndërkombëtare është dhënë një goditje sepse po flasim për presidentë, për parlamentarë me ndikim edhe po flasim për një proçes që është ndërkombëtar, fatkeqësisht.

Ola: Megjithatë, një tjetër qëndrim ka pasur edhe prokurori, duket se kjo çështje nuk ka të bëjë më UÇK, por me individë me ish presidentin Hashim Thaçi dhe ish-parlamentarët? Pse ky qëndrim nga prokurori?

Dorajet Ymeri: "Akuza thotë se kemi të bëjmë me një ndërmarrje të madhe kriminale dhe se ndërmarrja e përbashkët kriminale nënkupton një strukturë të mirë organizuar që ka një logo në emër të së cilës veprohet ushtarakisht për të eliminuar atë të cilët janë në luftë me serbët dhe përkrahës të tyre.

Është shumë interesante pasi dje kemi pasur një akuzë ndaj njërit prej të akuzuarve, ai thuhet se ia ka sulmuar postblloqet e policisë serbe.

Pra një nga akuzat është dhe kjo në momentin që po flasim. Duket se janë regjistra serbe të cilët janë deponuar dhe tashmë prokurori vetëm po i lexon në radhë pa ndonjë klasifikim, me një fjalë kjo është për momentin".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco