'Rama, 6 miliardë euro borxhe për të udhëtuar me charter, për vitrina luksoze, se prioritet janë oligarkët!

'Rama, 6 miliardë euro borxhe për të udhëtuar me charter, për vitrina luksoze, se prioritet janë oligarkët!

10:58, 04/04/2023
A+ Aa A-

Ilir Meta, kryetari i PL, e ka theksuar përsëri sot faktin se “është korrupsioni ai që po vret të ardhmen e vendit”. Në një takim me të rinjtë e shkollës profesionale “Gjergj Cano”, Ilir Meta mori shembuj nga shtetet e rajonit, duke i krahasuar politikat e tyre zhvillimore me ato të Qeverisë Rama.

“Është korrupsioni ai që po vret të ardhmen e vendit dhe shpresat e të rinjve për mundësi më të mira, - tha Meta. - Shikoni problemin me Britaninë e Madhe. Në 10 vendet e para të botës që kërkojnë azil në mënyrë të paligjshme, Shqipëria është e para në botë. Mbrapa Shqipërisë kush janë?! Vendet që janë në luftë: Afganistani, Siria, Eritrea, Sudani etj. Nuk ka në dhjetëshe asnjë vend të Ballkanit dhe të Europës.

Dhe, gjen kurajën ky e bën edhe cinikun. Thotë “ata çunat e Kukësit nuk kanë pse harxhojnë 10-15 mijë paund të kalojnë La Manshin, ata këto lekë t’i investojnë këtu për agro-turizëm e bujqësi!!! Po si do t’i investojnë ata këto këtu, kur ata ato lekë po t’i kishin nuk kishin ikur atje! Ata i marrin borxh lekët ose i marrin borxh vëllezërit, të afërmit e tyre atje që këta të ikin atje e t’i shlyejnë me punë e shpeshherë hyjnë në punë të vështira dhe me pasoja për fatin e tyre.

Po si do të ketë sukses një investim në bujqësi këtu, kur ti për bujqësinë investon 3 euro për hektar?!

Ndërsa Serbia investon 100 euro për ha. Kosova investon 70 euro/ha. Sepse ky gjithë sistemin e ka kundër prodhuesit, kundër fermerit, në interes të oligarkëve dhe të tregtarëve të mëdhenj!

Nuk ke si i gjen lekët kur ti kilometrin e rrugës e bën 3-4 herë më shtrenjtë se në Europë, që i ka pagat shumë më të larta se Shqipëria, e bën 4-5 herë më shtrenjtë se në Serbi!!!

Ç’rrugë ka përfunduar ky në Shqipëri?! Gjashtë miliardë euro borxhe! Borxhe për çfarë?! Për të udhëtuar me charter luksoz?!

Borxhe për çfarë?! Për të bërë vitrina luksoze! Kur njerëzit kanë probleme më të imediate.

Katër vjet e ca u deshën për të rikonstruktuar shkollën e mesme “Sami Frashëri” që e kam mbaruar edhe unë. Aaa, për të bërë një kullë 60-katëshes, ajo bëhet për një vit e gjysmë, se prioritet janë oligarkët! Nuk janë prioritet as shkollat, as arsimi.

Unë besoj shumë tek Belind Këlliçi, e para njëherë se edhe ai ka përfunduar një shkollë profesionale të mesme, “Harry Fultz” , shkëlqyer dhe më pas ka përfunduar në një nga universitetet më të mira në SHBA dhe ka ardhur këtu e ka kaq kohë që është aktivist me rininë, me shoqërinë civile, deputet, madje deputet i zgjedhur kryesisht në këtë zonën këtu në njësinë 6 në zgjedhjet e fundit.

Por, ka dhe nj vizion të qartë të qartë për ët ardhmen dhe vizioni i tij është ai kundër shtrenjtimi të kostot së jetesës, që është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme këto kohë për shkak të politikave të gabuara të qeverisë apo dhe të bashkisë , për shkak të një klime armiqësore ndaj biznesit, për shkak të favorizimit të klientelës së caktuar në dëm të konkurencës që bën që të rriten artificialisht çmimet dhe pjesa më e madhe e popullsisë të jetë në situatë të vështirë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco