Amnistia fiskale, përfaqësuesi i BB ja thotë copë Ramës: Duhet ta shohim tablonë më gjerë…

Amnistia fiskale, përfaqësuesi i BB ja thotë copë Ramës: Duhet ta shohim tablonë më gjerë…

10:53, 04/04/2023
A+ Aa A-

Në konferencën e zhvilluar së bashku me kryeministrin Edi Rama, përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, u pyet lidhur me amnistinë fiskale.

Gjatë fjalës së tij Emanuel Salinas theksoi se pavarësisht se Shqipëria përpjekje për të ecur përpara, është e domosdoshme që e gjitha tabloja rreth kësaj çështja të shihet më qartë dhe më me

Pyetje: Në Shqipëri është diskutuar amnistia fiskale, më herët institucione të tjera ndërkombëtare janë shprehur kundër. Ju çfarë mendimi keni?

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri: Ne po punojmë ngushtë me MF. Ne duhet ta shohim tablonë më të gjerë dhe kjo ka të bëjë me qëndrueshmërinë fiskale të vendit. Në Shqipëri janë bërë shumë përpjekje. Bashkëpunimi që kemi pasur me MF ka qenë produktiv, por kërkon ta shohë këtë tablo më gjerë. Kemi parë përpjekje që kanë dhënë rezultat. Shqipëria nga goditjet që ka pësuar ka dalë me një mënyrë më pak të dhimbshme se vendet e tjera në rajon. Duhet të shohim në mënyrë konstante tablonë më të gjerë. Ne shprehim sugjerimet, këshillat tona dhe më pas punojmë se bashku me autoritetet.

Ideja e Amnistisë Fiskale është kundërshtuar ashpër nga ekspërtët vendas sidomos ata të opozitës. Por edhe reagimet ndërkombëtare kanë qenë të gjitha në sinkron duke kundërshtuar këtë nismë të qeverisë Rama e cila ka si synim vetëm legalizimin e parave të pista të korrupsionit qeveritar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco