KAFE SHQETO/ Podcasti i Ramës, propaganda e radhës e partisë - Flasin Basir Çollaku dhe Rezart Prifti

10:49, 04/04/2023
A+ Aa A-

Të ftuar ditën e sotme në "Kafe Shqet" ishin Basir Çollaku Drejtori i Informacionit në ‘Shijak Televizion’ dhe Rezart Prifti, drejtues i Departamentit të Ekonomisë dhe Sipërmarrjes të cilët kanë komentuar vendimin e kryeministrit Rama për hapjen e podcastit 'Flasim' ku kreu i qeverisë do të marrë rolin e moderatorit dhe bashkëbiseduesit do të jenë nga të gjitha fushat.

A është kjo një dëshirë e kryeministrit Rama për tu impenjuar tashmë në fushën e gazetarisë apo mos po pret një ftesë zyrtare për t'u bërë pjesë e ndonjë reality-show?

Epo, mbetet për t'u parë....

Diskutimi në studio:

Flavio: Ne prisnim që në jetën e tretë të bëhej rrobaqepës, ç’pati me Podcastet zoti Rama?

Basir Çollaku: "Zoti Rama është duke dekonspiruar sikletet dhe hallet e tij natyrisht. Një njeri që shkon dhe çon fadromat tek mediat, vë gjobat të përditshme, që ka një sulm të pandërprerë ndaj të gjitha mediave sigurisht ata që nuk e kanë në prerjen e tij, kjo duhet të bëjë diferencën në këtë rast.

Kjo oferta e re e zotit Rama pas ndërtimeve të mëparshme, ka qenë një portal ‘Transparenca.al’ , më vonë ka qenë ‘ErTv’  ka pasur mjaft të tilla në fakt, por çfarë është duke ofruar Zoti Rama me këtë?

Ky lloj dominimi që kërkon të bëjë, kjo lloj dhune e re ka dalë në fushatë elektorale personalisht duke parë që asetet qeveritare, bashkiake, elektorale i ka në pikat dhe kuotat më të dobëta njëkohësisht do të jetë në vëmendje publike gjithnjë e më shpesh sepse edhe ato media kanë filluar të thonë ato çerek të vërteta dhe nuk shmangen dot sepse po bëhen shumë".

Flavio: Çfarë do të thotë për ty ky ‘Podcast’ i një kryeministri në detyrë?

Rezart Prifi: "Ideja është e tillë, ne e shikojmë në disa prizma. E para podcasti si definicion për njerëzit që nuk e dinë se çfarë është podcasti.

Podcasti është një format komunikimi, që ti nuk je rehat në median tradicionale dhe merr një podcast që të thuash çfarë nuk ke thënë dhe pyetja bëhet që çfarë nuk ka thënë Zoti Rama, por në fakt nuk ka për të thënë më asgjë.

Kush e ka kufizuar atë në mediat e tjera, që ka dalë nevoja për një podcast? Unë kam një problem të madh me pjesën që kryeministri i një vendi i paguar me taksat tona për të bërë pesë gjëra është aq i zënë saqë ka dhe kohë për podcast".

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco