Zyrtari i BB, 'shuplakë' Ramës: Largimi i të rinjve, problem shqetësues!

Zyrtari i BB, 'shuplakë' Ramës: Largimi i të rinjve, problem shqetësues!

10:50, 04/04/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë të përbashkët me përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas.

Gjatë fjalës së tej Salinas tha se është shqetësues largimi masiv i të rinjve.

“Jemi zotuar për më shumë vende punë sidomos për rininë. Ne e vendosim theksin tek më e mira dhe kjo është sfida jonë. Gjithashtu me rëndësi është edhe kapitali njerëzor. Jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria, por bashkë mendojmë se mund të krijojmë përmirësime të mbrojtjes sociale, shëndetësinë apo edhe për rindërtimin e spitaleve”, tha ai.

"Çështja e emigracionit është komplekse, po pagat janë një pjesë e rëndësishme. Po kështu kur flasim me njerëzit, sidomos të rinjtë, nuk është vetëm çështja e pagave, por çështja për të pasur jo vetëm një punë të mirë, por edhe një punë për të krijuar perspektive. Sa për emigracionin, duhet të mundësojmë sektorin privat për të qenë më aktiv në vend. Ka më shumë potencial për të sjellë në vend investime e mundësi," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco