Ikja e shqiptarëve, Salinas i BB: Nuk është vetëm çështje pagash, po e të pasurit e mundësive, e perspektivës!

Ikja e shqiptarëve, Salinas i BB: Nuk është vetëm çështje pagash, po e të pasurit e mundësive, e perspektivës!

10:51, 04/04/2023
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas ka dhënë një konferencë shtypi sot në Tiranë së bashku me Kryeministrin Edi Rama.

Z. Salinas, i pyetur se si e konsideron vendimin e Qeverisë për të rritur ndjeshëm pagat në Administratën shtetërore,  nënvizoi se për të rinjtë shqiptarë sot “nuk është vetëm çështja e pagave në vetvete, por çështja e të pasurit të mundësive për të zhvilluar aspiratat që ata kanë; jo vetëm për një punë të mirë tani, por për një punë që krijon një perspektivë për të ecur përpara”.

Pyetja: Z. Salinas, besoj se jeni njohur me vendimin e qeverisë për të rritur pagat në mënyrë domethënëse në administratën publike, por edhe në nivele të tjera. Në këndvështrimin tuaj, ky është një hap që ndihmon për të frenuar largimin e të rinjve, një problem që edhe ju e konsideruar shqetësues, apo do të rëndojë në Buxhetin e Shtetit, duke rritur edhe më tej borxhin publik?

Emanuel Salinas: Jemi njohur me këtë nismë. Dëgjoni, çështja e emigracionit është komplekse. Po, pagat janë një pjesë e rëndësishme e saj, por po kështu, kur shohim, flasim me njerëzit, sidomos të rinjtë, nuk është vetëm çështja e pagave në vetvete, por edhe çështja e të pasurit të mundësive për të zhvilluar aspiratat që ata kanë.

Gjithashtu edhe çështja për të pasur jo vetëm një punë të mirë tani, por një punë që krijon një perspektivë duke ecur përpara. Ne mendojmë se kur hedhim sytë pas, në mënyrën se sit a trajtojmë kolektivisht çështjen e emigracionit, ne duhet të theksojmë shumë rolin mundësues, pra rolin për të fuqizuar më shumë sektorin privat për të qenë më aktiv në vend. Ne mendojmë se ka shumë investime private që po kryhen tashmë, por mendojmë që ka më shumë potencial për të sjellë në vend investime që do të krijojnë vende më të mira pune, që do të krijojnë mundësi për të ardhmen, për të lidhur vendim me rrjetet ndërkombëtare dhe mënyrën se si zhvillohet prodhimi në vend.

Aktualisht ka një nivel shumë të lartë prodhimi që mbetet te lënda e parë dhe tek niveli i ulët i aspektit teknik, kështu që së bashku ne duhet të ecim drejt një niveli më të lartë prodhimtarie, një niveli më të lartë novacioni e kështu me radhë.

Ne duhet po kështu ta shohim si një rrugëtim ku shumë gjëra të vendosen në vendin e duhur që të kemi gjëra të tjera që ndodhin. Jam i kënaqur që kemi nisur bashkëbisedimin me Ministrinë e Financës për këtë çështje në veçanti dhe mendoj se  ne duhet të harmonizojmë , të vëmë të gjitha ato copëza në vendin e tyre në harmoni me njëra tjetër.

Sa i takon pagave, në këtë pikë edhe sipas nesh, siç e kuptojmë ne, ka një paketë masash që përfshijnë jo vetëm vlerësime për shpenzimet po edhe gjithashtu për përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave dhe mendojmë se kjo është e rëndësishme për t’u marrë si pjesë e kësaj pakete.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco