Banori i Bërxullës ironi me Ballukun: Suxhukun e Kosovës për vete e do, popullin e le në mjerim

Banori i Bërxullës ironi me Ballukun: Suxhukun e Kosovës për vete e do, popullin e le në mjerim

11:10, 03/04/2023
A+ Aa A-

Një nga banorët e Bërxullës ka ironizuar ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku në lidhje me projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Ai u shpreh se Bërxulla është bërë tepër e lakmueshme nga të gjithë njësoj si suxhuku i Kosovës. Banori ironizoi duke thënë se Balluku e do për vete të gjithë suxhukun e Kosovës, ndërsa popullin e lë në mjerim.

“Ju jeni bërë pjesa jonë e dhimbjes shpirtërore, Për të na ndihmuar dhe për të bërë pasqyrën e realitetit, faktike. Bërxulla është tepër e lakmueshme. Bërxullë ç’të gjeti, në tre pjesë të ndau mbreti. Të ndau mbreti e u bërë shumë i lakmueshëm si suxhuku që prodhohet në Kosovë.

A moj Balluku sa qejf e ke, suxhukun për vete e do. Po popullin pse e le në mjerin. Ky popull po jep shpirt dhe po bën sakrificën më të madhe. I kemi bërë thirrje shtetit. Nuk pranojnë të vijnë ata që kanë unaza dhe ora të kushtueshme.

Do vijnë për votën dhe turpi më i madh i deutetit që merr votën dhe e hedh. Ama kemi edhe një president, shyqyr që e kemi vetëm për të ndarë ndonjë dekoratë se për gjëra të tjera rri rehat.  Kryeministri i nderuar me avion charter e luksoz kurse ne ne nuk kemi as bukë të hamë me djathë”, tha banori.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco