Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

'S'ia vlen të flijohesh për këto 'koka', do t'i zë derën Presidentit dhe Ramës se nuk i kam frikë hiç'

'S'ia vlen të flijohesh për këto 'koka', do t'i zë derën Presidentit dhe Ramës se nuk i kam frikë hiç'

10:56, 03/04/2023
A+ Aa A-

Banorët e fashtit Bërxullë të Tiranës kanë filluar sërish protestën sot për kompensimin e drejtë të pronave të tyre nga projekti i autostradës Thumanë-Kashar.

Njeri nga protestuesit, i cili është vënë në krye të protestave edhe pse i sëmurë rëndë, deklaroi sot se që nesër do të shkojë edhe në dyert e zyrtarëve të lartë të  shtetit dhe të vetë kreut të opozitës që t'i vërë në lëvizje për problemin e tyre.

“Unë jam i pari që kam deklaruar se do të bllokoj zyrat e Hipotekës, - tha ai. - Kam deklaruar se do të flijoj edhe veten, por nuk ia vlen të flijosh veten për këto "koka". Koka jepet për kombin, për atdheun, për të afërmit, për nderin, për njerëzit, për familjen, për të gjitha. Masakër po i  bëhet këtij populli... E gjithë elita iku. Iku elita, na i morën doktorantët, shkencëtart, nga të gjitha strukturat...

Unë i bëj thirrje drejtpërsëdrejti Presidentit të bëjë direkt, të shpallë që të bëhet një Kushtetutë tjetër, të bëhen zgjedhje për një Kushtetutë reale, jo Kushtetutë komuniste, që nuk njeh as të drejtë prone, as të drejtë njeriu, asnjë gjë. Jemi komb që e meritojmë një Kushtetutë për të drejtat tona.

Gazetari: A keni kërkuar një takim me Presidentin?

Banori i Bërxullës: Nuk e kam kërkuar, fatkeqësisht,  se nuk kam pasur mundësi se ana ime fizike është tepër e rënduar, jam i sëmurë, po jo më larg se nesër do t’i zë derën Sali Berishës; pasnesër Presidentit, ditën tjetër edhe Kryeministrit, sepse nuk e kam frikë hiç. Nuk kam frikë asnjërin nga ata sepse jam në të drejtën time dhe këtë të drejtë do ta kërkoj derisa të më dalë shpirti, nuk kam për të heshtur!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Burri m i poshtr-kshtu nuk fitohet e drejta03/04/2023 15:00

"Dridhe Like" i thonë kësaj. Radhën e kaluar ai protestuesi tha që do flijohej, do i vinte flakën vetes, dhe "qënksha burri më i poshtër nëse nuk e bëj", tha. Tani e drodhi, do i vete te dera thotë. Ku pjerdh Rama se i vete te kryeministria! Kështu me gënjeshtra e duke e dredhur Rama iu ha për mëngjes të gjithëve.

Burri m i poshtr-kshtu nuk fitohet e drejta03/04/2023 15:00

"Dridhe Like" i thonë kësaj. Radhën e kaluar ai protestuesi tha që do flijohej, do i vinte flakën vetes, dhe "qënksha burri më i poshtër nëse nuk e bëj", tha. Tani e drodhi, do i vete te dera thotë. Ku pjerdh Rama se i vete te kryeministria!

Shto koment

Denonco